Pafytyrësia e kësaj mazhorance është e pakufi nga përmasat dhe e pacipë nga morali!

Data

Në fakt një qëndrim i tillë i KM Rama është i huaj për të dhe në pamje të jashtme duket si një ngarkesë tejet e madhe që ai e merr mbi supe kur dihet se standardi i përgjegjësisë individuale ka vite që është varka e shpëtimit të by…..ës së vet nga sa e sa skandale e vjedhje madje edhe të kolegëve të tij të ngushtë!

Madje madje shprehimisht ka thënë se ai mund të përgjigjet maksimum vetëm për të birin e tij të vogël Zahon dhe nëse do të ishte i sinqertë kjo do të ishte për t’u vleresuar!

Po atëherë kësaj radhe përse pastërtine e tij dhe përgjegjësitë shtetërore, politike dhe morale i kushtëzon me pastërtinë ose jo të të vellait Olsit madhor sa ai vetë!

Sepse Rama e kontrollon SPAK dhe vendimi për pastërtinë e Olsit është marrë, por ende nuk është shpallur dhe kjo është e vërteta.

Por kushtezimi i pastërtisë së një politikani me pastërtinë penale të vëllait të tij nuk u përdor si standard në rastin e Fatmir Xhafajt ndërkohë që vëllai i tij ishte jo i dyshuar apo nën hetim por i dënuar me vendim të formës së prerë nga Drejtësia Italiane!

Madje në atë rast një denoncim publik i deputetit Salianji u shndërrua me urdhër politik në çështje penale dhe për hir të së vërtetës deputeti demokrat sot ndodhet në burg për shkak të një vendimi politik të nënshkruar nga gjyqtarë të përdhunuar që në versionin zyrtar quhen të pavarur!

Sipas vizionit Kryeministror pastrimi i Olsit nga baltosja që i ka bërë Gazment Bardhi jo vetëm që do të sqarojë situaten e shpëtojë Ramën por automatikisht do të ngarkojë deputetin demokrat me përgjegjësi jo vetëm morale por së pari ligjore!

Në fakt KM do të trishtohej shumë dhe kjo “duhet” të rëndojë edhe mbi ndërgjegjen e Bardhit të cilit duhet t’i vijë pak zor se si i shkon në mendje që Olsi trafikon drogë e lëre pastaj edhe kur e artikulon lart e poshtë!

Po mirë more Zoti KM a nuk më thua që nëse ti e ke instrumentin e pastërtisë kur të të pastrohet vëllai kjo Partia Socialiste që ti drejton prej 2 dekadash e që po mbush burgun përdite me individë shokë të t’u dhe të zgjedhur nga ti si do tja bëjë në zgjedhjet që po afrojnë dhe si do të mund të pastrohet?

Po si të ka shkarë kjo situatë kur ti një KM qelibar të takoi padrejtësisht të qeverisësh dhe të jesh në krye të një taborri të korruptuarish?

Jo shoku jo! Lere Olsin në punën dhe hallin e tij por shih Qeverinë dhe Mazhorancën që hanë, pinë, flejnë, notojnë, fluturojnë çdo ditë mbi Xibrakë dhe të ngjashme si Xibraka!

Narkovëllai nuk i bën asnjë dëm Shqiperisë përkundrazi! Është Narkoshteti Kryeministër i së cilës jeni ju që po rrënon vendin çdo ditë!

Po e shpopullon e varfëron derisa nëse ti do të jesh akoma në pushtet të mbërrijmë tek Shqipëria e vitit 2030!

Që me siguri do të quhet Guajakil apo Medelin por kurrë Shqipëri!

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related