Gazetari Flavio Qarri ka reaguar me ironi ndaj kryeministrit Edi Rama, pas përjashtimit të gazetares Ambrozia Meta nga konferencat për shtyp në institucionin e Kryeministrisë.
Përmes një statusi në rrjetet sociale, Qarri u shpreh se reagimi i Ramës ndaj pyetjeve të gazetares ishte i tepruar, duke shtuar se nga vendimi për të mos lejuar më Ambrozia Metën në konferenca u përjashtua edhe gazetari Isa Myzyraj.
“Ky ka shkalluar aq shumë sa nuk pa që me Ambrozian e Syri-t përzuri dhe Isain e Report-it. Hajde çatrafillosje hajde,” shkroi Qarri në reagimin e tij.
Ai ironizoi gjithashtu debatin që ka lindur në media pas kësaj ngjarjeje, duke shtuar se situata ka krijuar polemika të forta në radhët e gazetarëve.
Reagimi i Qarrit vjen në solidaritet me gazetaren Ambrozia Meta, pas vendimit për përjashtimin e saj nga konferencat që kryeministri zhvillon me mediat në Kryeministri.
