Erisa Xhixho sulmon Edi Rama: “Takimi për integrimin ishte fasadë, qeveria po funksionon si organizatë kriminale”

Data

Zv.presidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, ka reaguar ashpër ndaj takimit të fundit të kryeministrit Edi Rama për integrimin europian, duke e cilësuar atë si një veprim propagandistik.

Në një intervistë televizive, ajo deklaroi se takimi kishte për qëllim “t’i hidhte hi syve shqiptarëve”, ndërsa theksoi se Shqipëria është ende larg Bashkimit Europian për shkak të problemeve me sundimin e ligjit dhe korrupsionin.

Sipas Xhixhos, mosmiratimi i raportit IBAR është një tregues i qartë i ngecjes së procesit të integrimit, ndërsa kritikoi edhe rolin e Kuvendit, duke e akuzuar se është kthyer në një mburojë politike për zyrtarët e lartë nën hetim.

Ajo u ndal edhe te situata ekonomike, duke theksuar se qytetarët po përballen me rritje të çmimeve të karburanteve dhe produkteve bazë, ndërsa qeveria, sipas saj, përfiton financiarisht nga kjo situatë.

Xhixho ngriti shqetësime edhe për sektorin e shëndetësisë, duke pretenduar se mungesa e fondeve ka sjellë ndërprerjen e analizave mjekësore në spitale publike pas mesit të muajit.

Në përfundim, ajo theksoi se Partia e Lirisë ka propozuar masa për lehtësimin e barrës mbi qytetarët, përfshirë pezullimin e taksës së qarkullimit dhe asaj të karbonit, duke argumentuar se këto do të sillnin ulje të menjëhershme të çmimeve të karburanteve.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related