Alarm në Izrael, sirena dhe panik në Jerusalem e Tel Aviv

Data

Sirenat e alarmit kanë rënë në Jerusalem, Tel Aviv dhe në pjesën më të madhe të Izraelit qendror, mes valës së fundit të sulmeve me raketa balistike nga Irani.

Autoritetet izraelite kanë aktivizuar sistemet e paralajmërimit të hershëm edhe në rajonin e Galilesë, në veri të vendit, për shkak të sulmeve me raketa që dyshohet se janë lëshuar nga Libani.

Ushtria izraelite njoftoi se janë zbuluar lëshime të tjera raketash balistike nga territori iranian, ndërsa qytetarëve u është kërkuar të drejtohen menjëherë drejt strehimoreve dhe hapësirave të mbrojtura.

Pamjet që qarkullojnë në rrjetet sociale tregojnë momente paniku në autostradat kryesore të vendit. Në video shihen drejtues mjetesh që ndalojnë automjetet në mes të rrugës, dalin prej tyre dhe shtrihen në asfalt për t’u mbrojtur, ndërsa sirenat e alarmit vazhdojnë të bien.

Autoritetet izraelite vijojnë të monitorojnë situatën, ndërsa mbrojtja ajrore është aktivizuar për të interceptuar raketat që po drejtohen drejt territorit të vendit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related