Izraeli: Raketat e Iranit mund të arrijnë deri në Evropë

Data

Ministria e Jashtme e Izraelit ka publikuar një hartë që tregon rrezen e raketave balistike iraniane, duke pretenduar se kapacitetet ushtarake të Teheranit mund të shtrihen përtej Lindjes së Mesme dhe të arrijnë deri në Evropë.

Sipas deklaratës së ministrisë izraelite, aftësia balistike e Iranit përbën një kërcënim për sigurinë ndërkombëtare.

“Aftësia balistike e Iranit shtrihet përtej Lindjes së Mesme. Regjimi i Ajatollahëve iranianë po kërcënon paqen botërore”, thuhet në reagim.

Publikimi i hartës vjen në një moment përshkallëzimi të fortë të tensioneve në rajon, pasi sulmet e përbashkëta të Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara ndaj Iranit nisën më 28 shkurt, me synimin për të ndalur programin bërthamor iranian.

Nga sulmet e 28 shkurtit mbeti i vrarë lideri suprem i Iranit, Ali Khamenei. Në kundërpërgjigje, Irani ka goditur objektiva në disa vende aleate të SHBA-së në rajon.

Ndërkohë, më 3 mars, Asambleja e Ekspertëve e Iranit zgjodhi djalin e Ali Khameneit, Mojtaba Khamenei, si Udhëheqësin e ardhshëm Suprem të vendit, një vendim që sipas raportimeve erdhi nën presionin e Gardës Revolucionare Islamike.

Mojtaba Khamenei, i lindur në vitin 1969 në Mashhad, konsiderohet prej kohësh një figurë me ndikim në strukturat e sigurisë dhe politikës iraniane, me lidhje të ngushta me Gardën Revolucionare dhe milicinë Basij.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related