“Në mbledhjen e fundit brenda partisë pati…”/ Abilekaj zbulon arsyet: Ja pse Rama nuk e mbyll dot këtë mandat

Data

Analisti Enton Abilekaj deklaroi se ekzistojnë gjasa që kryeministri Edi Rama të mos arrijë ta mbyllë mandatin e katërt, të fituar në zgjedhjet e 11 majit 2025, duke renditur sipas tij një sërë faktorësh politikë dhe ndërkombëtarë që e vështirësojnë situatën e qeverisë.

I ftuar në një emision televiziv, Abilekaj tha se klima politike brenda vendit nuk është pozitive për Ramën, sidomos pas hetimeve të fundit të SPAK dhe skandaleve të shumta që kanë tronditur mazhorancën.

“Situata brenda vendit për Ramën nuk është pozitive. Me skandalet e fundit dhe hetimet e SPAK, mbështetja për Ramën ka rënë. E dyta, nuk ka mbështetjen ndërkombëtare që ka pasur. Nëse deri dje kishte mbështetje ndërkombëtare të padiskutueshme, sot nuk e ka”, u shpreh ai.

Sipas Abilekaj, edhe brenda Partisë Socialiste ka sinjale shqetësuese për qeverinë.

“E kemi parë edhe në mbledhjen e fundit brenda partisë, ku foli për mungesë mbështetjeje nga Gjermania, për një skepticizëm gjerman, madje deri në sabotim”, deklaroi analisti.

Ai shtoi se marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara nuk janë aq të forta sa më parë dhe se mungesa e një mbështetjeje të qartë nga partnerët ndërkombëtarë e bën më të brishtë pozicionin e kryeministrit.

“Marrëdhëniet me SHBA-në nuk i ka edhe aq të mira. Duke mos pasur mbështetje nga jashtë dhe me pakënaqësi të brendshme, Rama e ka të vështirë të mbyllë mandatin”, tha Abilekaj.

Sipas tij, përplasjet me Bashkimin Europian, sidomos nëse lidhen me çështje si imuniteti i Belinda Ballukut apo ndërhyrje në legjislacion, mund të përkeqësojnë raportet me Brukselin.

“Nëse raportet me BE-në përkeqësohen dhe kjo sfida e imunitetit të Ballukut është vetëm njëra nga sfidat, ndërsa të tjera do të vijnë më pas kur të ndërhyhet në legjislacion, atëherë edhe BE do të shprehet më hapur me një qëndrim kritik ndaj Ramës”, përfundoi Abilekaj.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related