Akti Normativ për profesionistët e lirë, Tabaku: Për t’u vlerësuar edhe pse vjen me vonesë

Data

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku vlerësoi sot Aktin Normativ të miratuar nga qeveria për kthimin e këstit të parapaguar të tatimfitimit për profesionistët e lirë, edhe pse sipas saj, vjen me vonesë dhe pas një sorollatjeje hileqare.

Gjatë fjalës së saj në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave, ku po diskutohej Akti Normativ për rikthimin e këstit të parapaguar të tatimit mbi fitimin për profesionistët e lirë, Tabaku tha se do të tërhiqte edhe propozimin ligjor që kishte depozituar në Kuvend për të rregulluar situatën pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

“Disa javë më parë kam bërë një propozim ligjor për të rregulluar situatën pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, që i dha të drejtë Profesionistëve të Lirë, ndërsa Ministria e Financave këmbëngulte në një interpretim absurd dhe të pakuptimtë.

Në vend që të zbatonte vendimin e Gjykatës Kushtetuese, Ministria e Financave zgjodhi ta sorollasë atë përmes shkresave dhe kërkesave për interpretime juridike të cilat janë bazike për çdo jurist, me qëllim zhvlerësimin e arritjes së Partisë Demokratike dhe justifikimin e të ardhurave të marra padrejtësisht nga profesionistët e lire”, tha ajo.

Sipas Tabakut, ky Akt Normativ është mbase e vetmja punë e mirë e bërë nga mazhoranca.

“Tani që keni kuptuar rrezikun e kësaj sjelljeje, më në fund keni miratuar një Akt Normativ, i cili është për t’u vlerësuar, edhe pse vjen me vonesë dhe pas një sorollatjeje hileqare. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese ishte shumë i qartë, pa asnjë boshllëk ligjor dhe pa asnjë vështirësi në interpretim.

Ky Akt Normativ është mbase e vetmja punë e mirë që keni bërë, por vetëm për shkak të detyrimit nga vendimi i qartë i Gjykatës dhe presionit të fitores së qartë të Partisë Demokratike dhe profesionistëve të lirë”, deklaroi ajo.

Ajo shprehu bindjen se Ministria e Financave mund të kishte shmangur këtë situatë.

“Jam e bindur se Ministria e Financave mund të kishte shmangur këtë situatë të paprecedent. Madje, edhe pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, Drejtoria e Tatimeve vazhdoi të dërgonte njoftime ndaj profesionistëve të lirë.

 

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related