Elisa Spiropali “shpall” koalicionin me partinë e Tom Doshit, Edi Rama sfidon amerikanët dhe anglezët

Data

Në një zhvillim që ka tronditur skenën politike shqiptare, kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ka firmosur një dokument që vendos Partinë Socialdemokrate të Tom Doshit të shpallur “non-grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe, në kampin e opozitës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Kjo lëvizje, që për shumëkënd duket një taktikë e kalkuluar e mazhorancës, ka ndezur debatet e forta politike dhe diplomatike. Në bazë të këtij dokumenti, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) detyrohet ta konsiderojë partinë e Tom Doshit si pjesë të opozitës për ndarjen e numëruesve. Si rezultat, PS dhe PSD do të kontrollojnë me shumicë numëruesit në disa tryeza, duke krijuar kështu një avantazh të fortë për socialistët në procesin zgjedhor. Ky manovrim është parë si një goditje e hapur ndaj opozitës dhe një sfidë direkte ndaj kërkesave të ndërkombëtarëve për zgjedhje të lira e të ndershme.

Skema

Kryeministri Edi Rama, që shpesh është akuzuar për lidhjet e tij me Tom Doshin, duket se ka vendosur të sfidojë hapur Shtetet e Bashkuara dhe Mbretërinë e Bashkuar, duke përdorur partinë e Doshit si një aset politik strategjik. Ndërkohë, Spiropali, me firmën e saj, e ka shndërruar këtë çështje në një nga temat më të nxehta të ditës, duke shkaktuar reagime të ashpra nga opozita. Sipas dokumentit të firmosur nga Spiropali, Partia Socialdemokrate është përshkruar si “pakicë parlamentare”, megjithëse deputetët e saj votojnë rregullisht në favor të nismave të qeverisë. Kjo kontradiktë e hapur ka ngritur pikëpyetje serioze mbi integritetin e procesit zgjedhor dhe mbi mënyrën sesi mazhoranca po kërkon të manipulojë rregullat e lojës për interesin e saj.

Opozita ka reaguar ashpër, duke akuzuar Spiropalin për abuzim me detyrën dhe falsifikim të dokumenteve zyrtare. Sekretari për çështjet ligjore në Partinë Demokratike, Ivi Kaso, ka paralajmëruar se ky veprim do të denoncohet në SPAK. “Nuk do ta lejojmë këtë shkelje flagrante të barazisë në zgjedhje. Nëse Spiropali nuk tërhiqet, do të përballet me drejtësinë,” deklaroi Kaso. Nga ana tjetër, ndërkombëtarët janë në një situatë delikate. Ndërsa SHBA dhe Britania e Madhe e kanë shpallur Tom Doshin “non-grata,” përfshirja e tij e hapur në procesin zgjedhor nga mazhoranca është parë si një sfidë ndaj mesazheve të tyre për pastrimin e politikës shqiptare.

Ky zhvillim është një tregues i qartë se mazhoranca është e gatshme të përdorë çdo mjet për të siguruar një avantazh politik, edhe nëse kjo nënkupton sfidimin e partnerëve strategjikë të Shqipërisë. Tani mbetet për t’u parë nëse presioni i opozitës dhe ndërkombëtarëve do të mjaftojë për të ndalur këtë lëvizje, apo nëse mazhoranca do ta çojë deri në fund këtë strategji të rrezikshme dhe plot intriga.

Reagon PD

Konkretisht Partia Demokratike ka akuzuar mazhorancën se po tenton t’i japë Tom Doshit një komisioner në zgjedhje. Ivi Kasa ka reaguar nga selia e PD, duke deklaruar se KQZ i është drejtuar me një shkresë Kuvendit, ku kërkon të dhëna mbi ndarjen e partive se kush është në mazhoranca dhe kush në opozitë. Kryeparlamentarja në përgjigjen e saj ka deklaruar se PSD është në opozitë, por që sipas PD-së kjo është e pavërtetë dhe bëhet për manovra elektorale.

“Elisa që e nisi në botën e Çudirave, me pretendimin se do shpëtonte dynjanë, ka kaluar tani në Botën e çmendurirave. Sipas një plani të parapërgatitur për të manipuluar që në zanafillë, me çdo mjet dhe mënyrë zgjedhjet e 11 majit, në shkelje të plotë të ligjit dhe me skuthëri politike, ajo, duke përdhosur rolin e kryeparlamentares, e ka vendosur partinë e Tom Doshit në krah të opozitës së Sali Berishës. Në një përgjigje që i ka kthyer interesimit të KQZ për rreshtimin e partive në Kuvend, kryetarja e Parlamentit, që me këtë mund të quhet e sharlamentit, e paraqet Partinë Social-Demokrate, të aleatit kryesor të Edi Ramës, heroit të zgjedhjeve të lira, Tom Doshi, jo si formacion të koalicionit qeverisës, por atij opozitar. Ky është një cenim i rëndë i së vërtetës, moralit politik dhe qytetar dhe shkelje me të dyja këmbët e barazisë në zgjedhje.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related