Aksident në Fier, shoferi përplaset teksa i ikte policisë

Data

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në unazën lindore të Fier, ku një drejtues mjeti ka humbur kontrollin gjatë tentativës për t’i shpëtuar policisë.

Sipas të dhënave, automjeti nuk iu bind urdhrit për ndalim dhe gjatë largimit u përplas me një mjet të parkuar.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi ka mbetur i plagosur dhe është transportuar në Spitalin Rajonal të Fierit, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndërhynë menjëherë shërbimet e policisë, zjarrfikësit dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të sqaruar rrethanat e aksidentit.

Drejtuesi i mjetit pritet të shoqërohet në komisariat për veprime të mëtejshme.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related