Australia: Ndalimi i rrjeteve sociale për fëmijët duhet të zgjerohet globalisht

Data

Australia ka bërë thirrje që kufizimet për përdorimin e rrjeteve sociale nga fëmijët të përhapen në më shumë vende, me qëllim që të kenë efekt real ndaj kompanive të teknologjisë.

Pas vendimit për të ndaluar përdorimin e platformave si TikTok dhe YouTube për fëmijët nën 16 vjeç, autoritetet australiane pranojnë se zbatimi i masave mbetet problematik.

Sipas Angus Campbell, vetëm një presion i koordinuar ndërkombëtar mund të detyrojë kompanitë e mëdha të ndryshojnë algoritmet dhe mënyrën e funksionimit.

Ai theksoi se nëse kufizimet mbeten vetëm në një vend, platformat mund t’i anashkalojnë ato lehtësisht, ndërsa një qasje globale do të sillte ndryshime të qëndrueshme.

Ndërkohë, vende të ndryshme evropiane po shqyrtojnë masa të ngjashme, me Franca që pritet të zbatojë kufizime së shpejti dhe me Parlamentin Evropian që kërkon një sistem të përbashkët në të gjithë BE-në.

Megjithatë, raportet tregojnë se edhe në Australi fëmijët arrijnë t’i anashkalojnë kufizimet, duke ngritur shqetësime mbi efektivitetin e tyre dhe mënyrën e zbatimit nga platformat.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related