PD në foltore: “Asnjë hap pas, do mbrojmë çdo protestues të arrestuar”

Data

Në foltoren e opozitës para Kryeministrisë, përfaqësuesja ligjore e Partisë Demokratike, Eda Grimci, reagoi ashpër ndaj arrestimeve të protestuesve, duke i cilësuar ato të paligjshme dhe të motivuara politikisht. Ajo lexoi publikisht emrat e 19 personave të ndaluar, duke theksuar se çdo arrestim pa prova përbën shkelje të rëndë të ligjit dhe shpërdorim detyre.

Grimci deklaroi se Partia Demokratike do të qëndrojë pranë çdo protestuesi të ndaluar padrejtësisht dhe do ta ndjekë çështjen në çdo shkallë gjykimi. Sipas saj, përdorimi i dhunës dhe frikës ndaj qytetarëve është tregues i dobësisë së pushtetit dhe jo i forcës së ligjit.

Ajo u bëri thirrje qytetarëve të mos intimidohen dhe të vijojnë qëndresën, ndërsa ftoi mbështetësit që të mblidhen për të dhënë solidaritet pranë gjykatës, duke theksuar se opozita nuk tërhiqet dhe nuk braktis askënd.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related