Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në fshatin Rrjoll, në Malësinë e Madhe.
Shtetasi N. P., duke drejtuar një automjet tip kamion, ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe për pasojë kamioni ka dalë nga rruga, duke u rrëzuar.
Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar drejtuesi i mjetit, N. P., si edhe pasagjeri G. P. Të dy janë transportuar në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve dhe raportohet se janë jashtë rrezikut për jetën.
Policia po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
