Alfred Lela zbardh detajet e referendumit në Partia Demokratike: 80 mijë anëtarë do të votojnë për rikonfirmimin e lidershipit

Data

Drejtori i zyrës së komunikimit në Partia Demokratike, Alfred Lela, ka dhënë detaje mbi referendumin e thirrur për rikonfirmimin e lidershipit në parti, proces që pritet të zhvillohet më 30 maj.

I ftuar në një studio televizive, Lela deklaroi se anëtarësia e Partisë Demokratike do të votojë me tre opsione: pro, kundër ose abstenim.

Sipas tij, në proces janë përfshirë rreth 80 mijë anëtarë të PD-së, pas një pune të gjatë për përditësimin dhe pastrimin e listave të anëtarësisë.

“Anëtarësia është rreth 80 mijë persona. Është bërë një punë e gjatë për pastrimin dhe përditësimin e listave, për shkak të mbivendosjeve dhe situatave të krijuara ndër vite brenda partisë”, tha Lela.

Ai foli gjithashtu për përgatitjet e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike, ku pritet të diskutohen ndryshime në statut.

Sipas Lelës, një grup juristësh dhe ekspertësh po punojnë për përshtatjen e statutit me zhvillimet e reja politike dhe organizative të partisë.

“Po punohet për disa ndryshime në statut nga një grup juristësh dhe ekspertësh të partisë. Nuk flasim për ndryshim të strukturës bazë të drejtimit, por për përshtatje me zhvillimet e reja, përfshirë përfaqësimin dhe diasporën”, u shpreh ai.

Në intervistë u diskutua edhe procesi i integrimit europian të Shqipërisë. Lela theksoi se PD mbështet integrimin në Bashkimi Europian, por sipas tij procesi teknik duhet ndarë nga problematikat që lidhen me reformën në drejtësi, korrupsionin dhe administratën publike.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related