Gjinishi: Rama po iu imponon shqiptarëve një lloj vasaliteti ndaj Turqisë

Data

Ermir Gjinishi, pedagog Instituti i Studimeve Evropiane thotë se me inaugurimin e xhamisë së Namazgjasë nga Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, Shqipërinë e rimori turku.

Në emisionin “Zonë e Lirë”, ai tha se një objekt kulti i cili ka 30 vjet që duhej të ndërtohej, pas shumë peripecive e mori përsipër shteti turk, pas marrëveshjes së Komunitetit Mysliman Shqiptar me palën turke dhe refuzonte të dorëzohej, pasi Erdogan akuzonte krerët e KMSH si gylenistë.

Sipas tij, përballë kësaj situate zgjidhjen e mori shteti shqiptar dhe se Kryeministri shqiptar vendosi të identifikohej me flamurin turk.

Gjinishi deklaroi se kur politika fut duart në institucione fetare nuk duhen pritur kurrë rezultate pozitive.

Myftiu i Tiranës u emërua para dy tre muajsh, por me zgjidhjet që po bën Rama me Erdoganin po iu imponon shqiptarëve një lloj vasaliteti.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related