Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në emisionin “Opinion” i ka kërkuar Ervin Salianjit të sqarojë komunikimet mes tij, gazetarit Jetmir Olldashi dhe Babales. Salianji e ka dredhur duke i ka kaluar ‘topin’ gazetrit duke thënë se komunikimet i ka nisur ai.
“Komunikimet e mia me gazetarin janë tabulate. Kanë nisur nga Jetmir olldashi drejt meje. Është ai që i ka nisur.
Komunikimi është vendosur kryesisht më i shpeshtë.Po ta marrësh të gjithë procesin, është i ndërtuar në falsifikime”, tha Salianji.
