Ina Zhupa: Zyra elektorale e PS në Delvinë shkel ligjin, duhet mbyllur

Data

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka denoncuar Partinë Socialiste për shkelje të legjislacionit zgjedhor në qytetin e Delvinës. Gjatë një deklarate nga ky qytet, Zhupa tha se PS ka hapur një zyrë elektorale vetëm 50 metra larg KZAZ-së, në kundërshtim me rregullat që kërkojnë një distancë prej të paktën 300 metrash.

Sapo zbret shkallët e KZAZ-së, përballesh me propagandën e Partisë Socialiste, e cila pret votuesit në ditën e zgjedhjeve dhe administratën zgjedhore gjatë punës së tyre,” tha Zhupa.

Ajo i ka bërë thirrje Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve që të ndërhyjë menjëherë dhe të mbyllë këtë zyrë elektorale, duke e cilësuar vendosjen e saj si një shkelje të qartë të ligjit.

Në ambientet e KZAZ-së në Delvinë do të zhvillohet numërimi i votave dhe do të funksionojnë dy qendra votimi në ditën e zgjedhjeve.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related