Aksident i rëndë në autostradën Durrës–Tiranë, autobusi i linjës Berat–Tiranë përmbyset: Dy viktima dhe 17 të plagosur

Data

Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në autostradën Durrës–Tiranë, ku një autobus i linjës Berat–Tiranë është përmbysur pasi u përplas me bordurat ndarëse të rrugës.

Sipas informacioneve paraprake, si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën dy persona, ndërsa 17 të tjerë kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se autobusi ishte nisur nga Berati në drejtim të Tiranës në momentin kur ndodhi aksidenti.

Hetimet paraprake po përqendrohen në shkaqet që mund të kenë çuar në humbjen e kontrollit të mjetit. Dyshimet e para janë se drejtuesi i autobusit mund të ketë pësuar një gjendje përgjumjeje ose një problem shëndetësor, si infarkt, çka mund të ketë shkaktuar daljen e mjetit nga kontrolli.

Autoritetet ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, ndërsa pritet një njoftim zyrtar me detaje të mëtejshme mbi gjendjen e të plagosurve dhe shkaqet e ngjarjes.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related