Digjen disa automjete gjatë orëve të para të mëngjesit, zbardhen detajet e paraprake

Data

Sot, në orët e hershme të mëngjesit në rrugën “Shaqir Igrishta” janë djegur tri vetura, një kamionetë dhe një rimorkio.

Rastin për mediat, e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 04:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në rrugën “Shaqir Igrishta” në Prishtinë, ku janë djegur tri vetura, një kamionetë dhe një rimorkio. Në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit dhe policia të cilët janë marrë me rastin”, tha Ahmeti.

Sakaq nuk ka persona të lënduar nga ky incident, e zjarri është lokalizuar.

Hetuesit policor në koordinim me prokurorin po kryejnë veprimet e nevojshme hetimore.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related