Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, në një intervistë televizive foli mbi zgjedhjet e 11 majit dhe qasjen e tij ndaj situatës politike në vend.
Ai vlerësoi se kjo fushatë zgjedhore është më e qetë, ndoshta edhe për shkak të rrjeteve sociale, por shtoi se mungon thellësia dhe përqendrimi te çështjet thelbësore.
“Shehi theksoi se partitë e reja mund të kalojnë 20% të votës, çka sipas tij do të sillte një dialektikë të re politike dhe do të fuqizonte opozitën.**
