Të shtëna me armë zjarri në festival në Toronto, dy viktima dhe disa të plagosur

Data

Dy persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur pas një incidenti me armë zjarri gjatë një festivali në Toronto të Kanadasë.

Sipas autoriteteve, gjashtë persona u gjetën të qëlluar me armë zjarri, ndërsa dy prej tyre ndërruan jetë në vendngjarje. Policia bëri të ditur se të shtënat ndodhën pas një shkëmbimi zjarri mes dy personave, ndërsa në vendin e ngjarjes u sekuestruan dy armë zjarri.

Deri më tani nuk është arrestuar asnjë person, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes vijojnë.

Kryeministri kanadez, Mark Carney, reagoi pas sulmit duke u shprehur se ishte “i tmerruar” nga ngjarja. Ai u shprehu ngushëllimet familjeve të viktimave dhe mbështetje të plagosurve dhe të gjithë personave të prekur nga incidenti.

Ngjarja ndodhi gjatë festivalit vjetor latin Salsa on St. Clair, një aktivitet kulturor që zhvillohet çdo vit në Toronto dhe përfshin shfaqje muzikore, vallëzime dhe aktivitete artistike. Edicioni i këtij viti ishte i 22-ti dhe ishte planifikuar të mbahej më 11 dhe 12 korrik.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related