Rama për kaosin në Kuvend: Opozita u kthye te kërcënimet, Endri Shabani ishte i vetmi kandidat serioz

Data

Kryeministri Edi Rama ka komentuar tensionet dhe kaosin e krijuar në seancën e fundit të Kuvendit, ku deputetët e opozitës bllokuan zhvillimin normal të punimeve parlamentare. Gjatë podkastit të tij “Flasim”, Rama tha se opozita është rikthyer te sjelljet e vjetra të kërcënimeve dhe përplasjes fizike.

Duke iu referuar betimit të Endri Shabanit si Avokat i Popullit, Rama u shpreh se opozita reagoi në mënyrë të çuditshme, ndonëse vetë e kishte propozuar kandidaturën e tij dhe kishte mbledhur firmat e nevojshme sipas ligjit.

Sipas kryeministrit, Shabani ishte kandidati i vetëm serioz mes alternativave të paraqitura nga opozita, ndërsa reagimi i mëvonshëm i saj tregoi mungesë koherence dhe lodhje politike.

“E sollën vetë kandidaturën, e mbështetën me firma dhe kur panë që ne do ta mbështesnim një kandidat të opozitës, u hodhën përpjetë sikur po impononim kandidatin tonë”, u shpreh Rama.

Ai theksoi se Partia Socialiste nuk pranon imponime dhe se askush nuk mund t’i diktojë vendime shumicës parlamentare përmes presionit apo kaosit.

“Me pahir dhe me budallallëk nuk na imponojnë dot asgjë. Kjo është një gjuhë që ne nuk e kuptojmë”, deklaroi kreu i qeverisë.

Rama shtoi se, ndonëse Shabani ka mbajtur qëndrime kritike ndaj qeverisë dhe ndaj tij personalisht, shumica vendosi ta mbështesë kandidaturën e opozitës, duke respektuar parimin institucional dhe traditën parlamentare.

Në përfundim, kryeministri u shpreh se opozita duhet të nxjerrë mësime nga kjo situatë dhe të shmangë përsëritjen e të njëjtave sjellje në të ardhmen.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related