Protesta e 40-të në Tiranë, qytetari: Shqiptarët duhet të qëndrojnë të bashkuar

Data

Ka vijuar edhe këtë mbrëmje protesta e 40-të radhazi kundër qeverisë në Tiranë, ku qytetarët janë mbledhur në sheshin “Skënderbej” për të nisur më pas marshimin në rrugët e kryeqytetit.

Pjesëmarrësit kanë përsëritur thirrjet kundër kryeministrit Edi Rama dhe kanë bërë apel për vijimin e protestave, duke kërkuar që më shumë qytetarë t’u bashkohen tubimeve.

Një prej protestuesve u shpreh se qytetarët duhet të qëndrojnë të bashkuar dhe ngriti akuza ndaj qeverisë për mënyrën e menaxhimit të çështjeve sociale dhe ekonomike.

“Poshtë Edi Rama. Duhet të mbahet përgjegjës sepse ka vjedhur popullin. Ka bërë reformën e vjedhjes së pensioneve,” deklaroi ai gjatë protestës.

Gjatë tubimit, protestuesit kanë shprehur pakënaqësi për situatën ekonomike, pensionet dhe përdorimin e fondeve publike, ndërsa kanë bërë thirrje për vazhdimin e mobilizimit qytetar.

Protesta e 40-të pritet të vijojë gjatë mbrëmjes me marshim në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku organizatorët dhe qytetarët do të mbajnë fjalime dhe do të përsërisin kërkesat e tyre drejtuar qeverisë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related