Pensionistët në protestë: Vështirësi ekonomike dhe kritika për financimin e koncertit të Kanye West

Data

Protestës së 40-të kundër qeverisë në Tiranë i janë bashkuar edhe pensionistë, të cilët kanë shprehur pakënaqësitë e tyre për nivelin e pensioneve, koston e jetesës dhe gjendjen e shërbimeve publike.

Gjatë tubimit, disa prej tyre kritikuan vendimin e qeverisë për financimin e koncertit të reperit amerikan Kanye West, duke e krahasuar atë me vështirësitë ekonomike me të cilat, sipas tyre, përballen shumë familje shqiptare.

Një pensionist u shpreh se prioritet duhet të jenë nevojat e qytetarëve dhe jo shpenzimet për aktivitete të tilla.

“Ne mezi sigurojmë bukën e gojës. Populli është në mjerim, ndërsa jepen 4 milionë euro për një koncert,” tha ai gjatë protestës.

Pjesëmarrësit ngritën gjithashtu shqetësime për pensionet, kushtet në sistemin shëndetësor dhe nivelin e korrupsionit, duke kërkuar ndryshime në politikat publike.

Protesta po vijon në kryeqytet me marshimin e qytetarëve drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, ku pritet të mbahen fjalime dhe të përsëriten kërkesat e protestuesve.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related