Protestuesit ironizojnë deputetët gjatë marshimit në Tiranë: “Na shihni sa jemi”

Data

Marshimi i protestës së 37-të kundër qeverisë vijoi në rrugët kryesore të Tiranës, ku pjesëmarrësit shprehën pakënaqësinë e tyre përmes thirrjeve dhe sloganeve drejtuar qeverisë dhe përfaqësuesve të politikës.

Gjatë marshimit nuk munguan ironitë ndaj deputetëve të Kuvendit. Në një moment, protestuesit iu drejtuan me thirrje deputetes së Partisë Socialiste, Zegjine Çaushi, duke brohoritur: “Zegjine, na numëro, shih sa veta jemi bo!”.

Mes sloganeve të dëgjuara gjatë tubimit ishin edhe: “Ju erdhi fundi!” dhe “140 deputetë, që të gjithë analfabetë!”, të shoqëruara me duartrokitje dhe brohoritje nga pjesëmarrësit.

Pas këtyre thirrjeve, kolona e protestuesve vijoi marshimin në rrugët e kryeqytetit, duke përsëritur kërkesën e tyre për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related