Zbardhen detaje nga vrasja e 18-vjeçarit në Shkozë, kapen 4 autorët, sherri nisi për një vajzë, ja njoftimi i policisë

Data

Pasi përfundoi punët si ndihmës i babait të tij, elektricist, Aureljo Dervishi shkoi të kalonte mbrëmjen me të dashurën dhe shokun e ngushtë. Një orë më vonë, 18-vjeçari u vra mbrëmjen e 31 marsit pranë rrethrrotullimit të Shkozës, në Tiranë. Ndërkohë policia ka bërë të mundur arrestimin e katër autorëve, në zonën e Farkës në Tiranë. Ata janë shoqëruar në ambientet e policisë, ndërsa po vijohet me hetimet për të përcaktuar rolin e gjithsecilit në këtë ngjarje të rëndë që i mori jetën 18-vjeçarit. Nga të dhënat paraprake mësohet se agresorët i kanë bërë shenjë makinës ku lëvizte viktima, Aurelio Dervishi, si pasagjer që të ndalonte, por shoferi nuk është bindur. Dyshohet se konflikti me thika midis grupeve të të rinjve ka nisur pas një debati të çastit për motivin “Ç’a ke që shef?!”. Sipas të dhënave paraprake ka pasur një konflikt fizik mes tyre ku një prej të rinjve ka qëlluar me thikë në gjoks 18-vjeçarin. Më pas të rinjtë dyshohet se janë larguar në drejtim të Unazës Lindore me një mjet tip ‘Tiguan’. Grupi hetimor ka marrë në pyetje dhe shoferin e automjetit tip ‘Audi’ me te cilin po udhëtonte viktima, ndërsa ai ka pohuar se nuk i njihte autorët. Në dëshminë e tij të dhënë për efektivët, i riu ka thënë se sherri ka qenë i çastin dhe ka nisur për fjalët ‘pse na shikoni’. Konflikti mes tyre dyshohet se ka qenë për një vajzë.

Detajet

Njeri nga 4 agresorët nxori thikën dhe godet direkt në zemrën e Aureljos, i cili humbi jetën rrugës për në spital. Autorët me shpejtësi u larguan nga vendi i ngjarjes, përmes Unazës Lindore të Tiranës, në drejtim të Farkës. Ata u kapën këtë mëngjes, 1 prill, në zonë e Farkës. I riu që vetëm pak kohë më parë mbushi 18-vjeç, u përcoll për në banesën e fundit, nga familjarë e miq të tij në Lanabregas, në “Rrugën e Luleve”. “Aurelio ka qenë djalë shumë i mirë. I qëndronte larg sherrit dhe bënte shumë për shoqërinë”, thonë ata. “Aurelion e takuam gjysmë ore para ngjarjes. Ishte pasagjer në një makinë. Ishte i qetë. Nuk e pamë me kë ishte i shoqëruar”, thonë ata. Aureljo ishte djalë i vetëm i familjes Dervishi, kishte dhe një motër. Me përfundimin e shkollës së mesme, i riu qëndronte pas babait të tij, elektricist, për ta ndihmuar dhe mësuar profesionin. Hetuesit po vazhdojnë marrjen në pyetje edhe të personave të tjerë, në dijeni për ngjarjes. Ndërkohë dje 18-vjeçari do u përcoll për në banesën e fundit.

Tjetër plagosje në Tiranë

Ndërkohë një plagosje me thikë ka ndodhur dy ditë më parë në Komunën e Parisit, rreth orës 20:25. Sipas njoftimit të policisë dy të rinj janë konfliktuar me një 34-vjeçar Elsi Gjata. Më pas kanë goditur me thikë Marin Kokobobo, 40 vjeç. Ky i fundit u dërgua tek Trauma për mjekim dhe më pas është larguar në banesë. Sakaq, policia ka arrestuar njërin prej autorëve të plagosjes, Kevin Kolgega, 19 vjeç, si dhe po vijon punën për kapjen e Arlind Gjoni, 18 vjeç, të dy banues në Tiranë. Mësohet se sherri te Komuna e Parisit ka nisur që paraditen e së dielës. Fillimisht ata janë rrahur me grushta, ndërsa në darkë janë takuar për t’u sqaruar. Për pasojë Marin Kokobobo është plagosur me thikë në vithe. Autori është Arlind Gjoni, me precedent të mëparshëm penal, i shpallur në kërkim, kurse në pranga ra bashkëpunëtori i tij Kevin Kolgega. Sherri ka nisur për motive banale, pasi i plagosuri dhe autorët kishin përplasje verbale të herëpashershme me njëri-tjetrin.

Dhunohet një 27-vjeçar në Peqin

Nga ana tjetër, një 22-vjeçar është arrestuar nga policia në Peqin, ndërsa katër të tjerë janë shpallur në kërkim pasi u përfshinë në një konflikt me një 27-vjeçar. Gjatë kontrollit në banesë 22-vjeçarit iu gjetën municion luftarak dhe një armë gjahu. Policia gjeti dhe sekuestroi gjithashtu 96 kubikë me fidanë të dyshuar lëndë narkotike kanabis. Ndërkohë për këtë ngjarje është proceduar penalisht edhe një 17-vjeçar për moskallëzim krimi. Policia vijon punën për kapjen e 4 shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë konflikt. Mësohet se sherri mes tyre ka ndodhur në vendin e quajtur “Kalaja” në Peqin, ku një 27-vjeçar ishte kanosur dhe goditur fizikisht nga disa shtetas.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related