Kryeministri Edi Rama reagoi mbrëmjen e së dielës përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ironizoi protestën e zhvilluar në Tiranë.
Në publikimin e tij, Rama përdori një referencë nga kënga “Tirona”, të interpretuar prej tij në vitin 2003, gjatë fushatës për mandatin e dytë si kryetar i Bashkisë së Tiranës.
Postimi u shoqërua me dy fotografi të vendosura krah njëra-tjetrës. Në njërën shfaqen protestuesit gjatë tubimit në bulevard, ndërsa në tjetrën qytetarë të mbledhur në zonën “Fun Zone”, duke ndjekur ndeshjet finale të Kupës së Botës.
Përmes këtij publikimi, kryeministri përcolli një mesazh ironik lidhur me protestën, duke e krahasuar atë me atmosferën festive në qendër të kryeqytetit.
