Protesta mbarëkombëtare në Tiranë, bulevardi ndriçohet nga blicat e qytetarëve

Data

Mijëra qytetarë u mblodhën mbrëmjen e së shtunës në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në kuadër të protestës së 35-të kombëtare, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Gjatë tubimit, atmosfera u shoqërua me ndezjen e blicave të telefonave celularë, të cilët ndriçuan zonën përpara godinës së Kryeministrisë, ndërsa protestuesit brohoritën slogane si “Revolucion” dhe kërkuan largimin e kreut të qeverisë.

Në protestë morën pjesë qytetarë nga qytete të ndryshme të vendit, si edhe përfaqësues të diasporës shqiptare, të cilët iu bashkuan manifestimit në Tiranë.

Tubimi vijoi me fjalime nga qytetarë dhe aktivistë, ndërsa organizatorët ritheksuan kërkesat e tyre për dorëheqjen e kryeministrit dhe ndryshime në drejtimin politik të vendit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related