Selvije Jao prek me dedikimin për Shpat Kasapin: “Do na mbrosh nga lart, babi”

Data

Selvije Jao ka rikthyer në rrjetet sociale një fotografi të realizuar me këngëtarin e ndjerë Shpat Kasapi dhe djalin e tyre, Roelin – një imazh që ajo e kishte fshirë më herët, në periudhën kur marrëdhënia e çiftit po kalonte krizë.

Fotoja i përket festës së ditëlindjes së dytë të djalit, më 20 janar 2024. Krahas saj, Selvije ka lënë një mesazh prekës:

“05.12.2025 – Babi do jetë engjëlli jonë mbrojtës deri sa Xheneti të na bashkojë.”

Kriza në marrëdhënie dhe rrëfimet e mëparshme të Selvijes

Javë para vdekjes së këngëtarit, Selvije Jao kishte pranuar se martesa e tyre po shkonte drejt ndarjes. Ajo kishte treguar se kishte ëndërruar që djali i saj të rritej me të dy prindërit, por se jeta shpesh merr kthesa të papritura.

“Do të luftoj që Roeli të rritet në një ambient me qetësi dhe lumturi”, kishte shkruar ajo më herët.

Vdekja e papritur e këngëtarit – rrëfimi i Selvijes

Në ditën tragjike të ndarjes nga jeta të Shpat Kasapit, Selvije ka treguar se ai ka vdekur në krahët e saj gjatë një udhëtimi në Itali. Çifti kishte udhëtuar për të vazhduar procesin e dokumenteve që do t’u mundësonin trajtimin logopedik të djalit të tyre, i diagnostikuar me spektër autik.

Në reagimin e saj të gjatë, ajo shkruan ndër të tjera:

“Ndrove jetë në krahët e mi… Sa të lumtur ishim që më në fund Roelit po i bëheshin dokumentet në Itali. Sa jemi lodhur dhe sa jemi stresuar… askush nuk e di.

Nuk prite ta dëgjoje duke të thirrur ‘babi’. Nxitove dhe na le vetëm.

Si t’ia shpjegoj Roelit që babi nuk është më?

Inshallah takohemi në Xhenet…”

Selvije Jao thekson se artisti ishte shumë i përfshirë në procesin e zhvillimit të djalit dhe se largimi i tij ka lënë një boshllëk të madh.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related