Përfaqësues i diasporës në protestë: Rama të hapë rrugë proceseve demokratike dhe të japë dorëheqjen

Data

Protesta e 35-të kundër qeverisë, e zhvilluar para Kryeministrisë në Tiranë, u shoqërua me fjalime edhe nga përfaqësues të diasporës shqiptare, të cilët shprehën mbështetjen e tyre për protestuesit dhe kërkuan ndryshime politike.

Një prej folësve akuzoi autoritetet për shkelje të të drejtave të protestuesve të arrestuar gjatë tubimeve të fundit, duke bërë thirrje për respektimin e të drejtave themelore dhe lirimin e tyre.

Gjatë fjalës së tij, ai iu drejtua kryeministrit Edi Rama me tone kritike, duke përdorur edhe ironi. Sipas tij, qeveria po përpiqet të zhvendosë vëmendjen nga problemet e brendshme përmes akuzave për ndërhyrje të jashtme.

“Shqipëria është pjesë e Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe institucionet duhet të respektojnë standardet ligjore. Kërkojmë lirimin e protestuesve dhe respektimin e të drejtave të tyre”, deklaroi ai.

Përfaqësuesi i diasporës shtoi se, sipas tij, kryeministri duhet të dëgjojë kërkesat e qytetarëve dhe të hapë rrugë proceseve demokratike.

“Na erdhe si shpresë, por je bërë zhgënjim. Hapi rrugë proceseve demokratike dhe jep dorëheqjen”, u shpreh ai gjatë fjalës së mbajtur në protestë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related