Abbas Araghchi: Irani i hapur për dialog me SHBA përmes ndërmjetësimit të Pakistan, por kërkon kushte përfundimtare dhe paqe të qëndrueshme

Data

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, ka deklaruar se Teherani mbetet i hapur për bisedime paqeje me Shtetet e Bashkuara, duke theksuar se negociatat mund të zhvillohen përmes ndërmjetësimit të Pakistan.

Në një reagim publik, Araghchi u shpreh se Irani “nuk ka refuzuar kurrë” pjesëmarrjen në bisedime dhe vlerësoi përpjekjet e Pakistanit për të ndërmjetësuar një armëpushim.

Megjithatë, ai theksoi se prioritet për Teheranin mbeten kushtet përfundimtare dhe të qëndrueshme të paqes, duke nënvizuar se vendi nuk është i gatshëm të pranojë kërkesa që i konsideron të papranueshme.

Nga ana tjetër, zyrtarët iranianë kanë akuzuar SHBA-në se po përdor bisedimet si një taktikë për të fituar kohë dhe për të intensifikuar sulmet ushtarake.

Situata mbetet e tensionuar, ndërsa përpjekjet diplomatike vijojnë për të shmangur një përshkallëzim të mëtejshëm të konfliktit në rajon.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related