Tërmet në Shkodër, lëkundje me magnitudë 3.6 ballë Rihter – epiqendra pranë fshatit Vajush, ndihen në disa zona të qytetit

Data

Një tërmet me magnitudë 3.6 ballë Rihter është regjistruar ditën e sotme në zonën e Shkodër, duke shkaktuar lëkundje të lehta që janë ndjerë nga banorët.

Sipas të dhënave paraprake, epiqendra e tërmetit ka qenë në afërsi të fshatit Vajush, ndërsa lëkundjet janë ndjerë edhe në qytetin e Shkodrës, sidomos në katet e larta të pallateve.

Tërmeti është konfirmuar nga Qendra Mesdhetare e Monitorimit të Tërmeteve, e cila ka raportuar se thellësia e tij ka qenë rreth 7 kilometra.

Deri më tani nuk raportohen dëme materiale apo persona të lënduar, ndërsa lëkundje të tilla konsiderohen të zakonshme për aktivitetin sizmik në rajon.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related