Mijëra iranianë i japin lamtumirën Ali Khameneit, në ceremoni dëgjohen thirrje anti-SHBA

Data

Dhjetëra mijëra qytetarë iranianë u mblodhën të shtunën në një kompleks të madh fetar në Teheran për t’i dhënë lamtumirën Udhëheqësit Suprem të Iranit, Ali Khamenei, i cili drejtoi Republikën Islamike për 37 vjet.

Pjesëmarrësit, të veshur me rroba zie dhe duke mbajtur flamuj iranianë, shfaqën gjithashtu fotografi të Khameneit dhe të djalit të tij, Mojtaba Khamenei, i cili është përmendur nga disa media si një nga emrat e mundshëm për pasimin e tij.

Ceremonia u zhvillua në një atmosferë të ngarkuar emocionale. Arkivoli i Khameneit u vendos fillimisht në një homazh të mbyllur për zyrtarët iranianë dhe delegacionet e huaja, përpara se të ekspozohej në një platformë të hapur, ku qytetarët patën mundësi t’i bënin nderimet e fundit. Gjatë ceremonisë u dëgjuan edhe thirrje antiamerikane, përfshirë sloganin “Vdekje e SHBA-së”.

Sipas mediave shtetërore iraniane, në të njëjtin sulm ku humbi jetën Khamenei u vranë edhe disa anëtarë të familjes së tij, arkivolet e të cilëve u vendosën pranë njëri-tjetrit gjatë ceremonisë mortore.

Vëmendje të veçantë ka tërhequr mungesa e Mojtaba Khameneit, i cili nuk është shfaqur publikisht që nga fillimi i konfliktit. Autoritetet iraniane kanë deklaruar se ai është në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa në media dhe rrjete sociale kanë qarkulluar spekulime të ndryshme për vendndodhjen dhe rolin e tij të ardhshëm, të cilat nuk janë konfirmuar zyrtarisht.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related