Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës

Data

Pas më shumë se tre orësh tubim përpara godinës së Kryeministrisë, pjesëmarrësit në protestën e ditës së 34-të kanë vijuar me një marshim në rrugët kryesore të Tiranës.

Protestuesit mbanin flamuj kombëtarë dhe pankarta, ndërsa gjatë marshimit brohoritën slogane kundër qeverisë dhe kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Mes thirrjeve të dëgjuara gjatë protestës ishin: “Rama, jep dorëheqjen”, “Revolucion”, “Ju erdhi fundi” dhe slogane të tjera me përmbajtje politike.

Marshimi u zhvillua nën masa të shtuara sigurie, ndërsa deri në këtë fazë nuk janë raportuar incidente nga autoritetet.

Organizatorët kanë njoftuar se protesta do të vijojë edhe të nesërmen, duke u bërë thirrje qytetarëve nga e gjithë Shqipëria dhe diaspora që t’i bashkohen tubimit të paralajmëruar në Tiranë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related