AKU: Mbi 1.100 kilogramë bajame të kontaminuara kanë hyrë në Shqipëri, konsumatorët të kthejnë produktin

Data

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka njoftuar se në Shqipëri kanë hyrë mbi 1.100 kilogramë bajame të importuara nga Spanja, të identifikuara me përmbajtje të acidit hidrocianik (HCN) mbi kufirin e lejuar.

Sipas AKU-së, produkti është sinjalizuar përmes sistemit evropian të alarmit të shpejtë për ushqimin dhe ushqimin për kafshë (RASFF), pasi përbën rrezik serioz për shëndetin e konsumatorëve.

Të dhënat e produktit

  • Produkti: BLANCHED ALMOND EXTRA FINE (bajame të qëruara)
  • LOT: LO12200001
  • Data e skadencës: 22 tetor 2026
  • Eksportuesi: Dryfo Menexopoulos Bros SA (Spanjë)

Operatorët importues në Shqipëri

Sipas verifikimeve të AKU-së, produkti është importuar nga tre operatorë:

  • ALBANIA SMART DISTRIBUTION
  • N.N SHPK
  • ALTA GROUP

Nga kontrollet rezulton se:

  • Sasia prej 1.100 kilogramësh, e importuar nga subjektet ALBANIA SMART DISTRIBUTION dhe N.N SHPK, është shitur te konsumatorët.
  • Nga 100 kilogramët e importuar nga ALTA GROUP, 58 kilogramë janë shitur, ndërsa 42 kilogramë janë bllokuar dhe do të asgjësohen.

Thirrja e AKU-së

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit u bën thirrje qytetarëve që, nëse kanë blerë produktin me të dhënat e mësipërme, të mos e konsumojnë dhe ta kthejnë në pikën ku e kanë blerë, në mënyrë që të tërhiqet nga tregu.

AKU njofton se vijon monitorimin e rastit dhe procedurat për tërheqjen e plotë të produktit, në bashkëpunim me operatorët ekonomikë dhe autoritetet përkatëse.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related