Skandali me shkarkimin n/ komisarit Prele Milani mora vesh se shkrimtari, publicisti, poeti (autor i më shumë se 30 botimeve), historiani i shkolluar, oficeri me gradën n/komisar i Policisë së Shtetit prej 30 vitesh sot largohet nga radhët e policisë për publikim shkrimesh dhe opinionesh për zonën nga vjen Dukagjini, dhe problematikat që ka ky komunitet.
Të nderuar qytetarë bandat pasi e kercenuan disa herë n/ komisarin duke i vendosur tritol në shtepi dhe makinë sot investuan te eproret e tij për ta shkarkuar nga detyra e ti fisnike.
Por gjithsesi edhe pse kemi të vetimin intelektual shqiptar në Policinë e Shtetit, edhe kjo ndoshta e pavlefshme, pasi siç duket mjafton të jesh vetëm polic i pa gojë e i pa veshë e pa sy!
Të largosh nga puna intelektualin pjellor dhe n/kryetar i Shoqata Atdhetare Dukagjini vetëm përse rekomandon bashkrahinasit Dukagjinas; të maksimalizojnë votën për të patur edhe një mandat deputeti nga Dukagjini, kjo krejt normale në një shtet demokratik e ligjor.
E ku kishte shkelje këtu për një intelektual dhe zyrtar të një shoqate, e cila lejohet me ligj pjesëmarrja në OJF, kjo garancia kushtetuese e secilit qytetar edhe zyrtarë shtetërorë.
Ore kryqëzata ishte krejt e gabuar dhe anti-ligjore, duke siguruar se Prele Milani do rikthehet me dinjitetin e personalitetin e tij në detyrë.
