Dita e 34-t e protestës për Zvërnecin, qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej”

Data

Qytetarë dhe aktivistë janë mbledhur edhe këtë të premte në sheshin “Skënderbej”, duke vijuar protestat që zhvillohen prej 34 ditësh në Tiranë.

Tubimi nisi rreth orës 19:00, ku pjesëmarrësit u panë me pankarta dhe flamuj në duar. Sipas organizatorëve, pas një qëndrimi të shkurtër në shesh, protestuesit do të marshojnë drejt godinës së Kryeministrisë, ku do të paraqesin kërkesat e tyre dhe më pas do të vijojnë marshimin në disa rrugë të kryeqytetit.

Protestat nisën fillimisht si kundërshtim ndaj projekteve të zhvillimit në zonën e Zvërnecit, por më pas u zgjeruan duke përfshirë edhe kërkesa të tjera politike.

Organizatorët kanë bërë publike më herët një platformë me disa kërkesa, ndër të cilat përfshihen dorëheqja e kryeministrit dhe e qeverisë, si edhe krijimi i një qeverie teknike tranzitore, jopartiake, me mandat 12-mujor.

Autoritetet nuk kanë raportuar incidente në momentet e para të grumbullimit të protestuesve.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related