“Shqiptari 17-vjeçar dënohet me 15 vite burg për vrasjen brutale të gruas që njohu online”

Data

Një shqiptar është dënuar me 15 vite e 8 muaj burg, pasi akuzohet për vrasjen e një gruaje rumune që e kishte njohur online.

Shqiptari, minoren në kohën kur kreu krimin, i lindur nga një çift me origjinë shqiptare, vrau 42-vjeçaren Maria Campai, me origjinë rumune dhe banuese në Parma, të cilën e kishte njohur në një faqe takimesh online.

Hetimet çuan në ndalimin e të riut pak kohë pas zbulimit të trupit të gruas, në kopshtin e një vile të pabanuar pranë vendit ku jetonte ai dhe ku të dy ishin takuar.

‘Doja të dija çfarë ndjesie të jep të vrasësh dikë’, u kishte thënë hetuesve i riu, ‘e bëra me një lëvizje wrestling-u.’

42-vjeçarja rumune, jetonte në Parma me motrën e saj. Trupi i tij u gjet në mëngjesin e 26 shtatorit në kopshtin e një vile të pabanuar në via Monteverdi në Viadana.

Adoleshenti shqiptar mësohet se ishte fizikisht i fortë, pasi frekuentonte rregullisht palestrën lokale dhe praktikonte MMA.

Sipas historisë së fqinjëve dhe atyre që e njihnin mirë familjen, ai konsiderohej një djalë ‘normal’, ndoshta ‘i turpshëm, i heshtur dhe i sjellshëm’.

Adoleshenti ndodhet në burgun Beçaria në Milano. Ai është student i vitit të tretë në një shkollë të mesme lokale.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related