Diaspora i bashkohet protestës në Tiranë, emigranti nga Italia: Më kanë marrë pronën, kërkoj drejtësi

Data

Protestës së zhvilluar këtë të shtunë në Tiranë i janë bashkuar edhe shqiptarë të ardhur nga diaspora, të cilët kanë deklaruar se kanë udhëtuar drejt vendit për të marrë pjesë në tubim dhe për të shprehur shqetësimet e tyre.

Një emigrant i ardhur nga Italia tha para mediave se arsyeja e pjesëmarrjes së tij lidhet me një konflikt pronësie, duke pretenduar se prona e tij është tjetërsuar dhe se institucionet nuk i kanë dhënë zgjidhje çështjes.

“Unë vij në protestë sepse jam emigrant, vij nga Italia dhe më kanë marrë pronat. Shkoj të bëj denoncim, nuk ma marrin as denoncimin”, u shpreh ai.

Protestuesi deklaroi se shpreson që përmes reagimit qytetar të arrihen ndryshime në funksionimin e institucioneve dhe në trajtimin e rasteve të ngjashme.

Protesta e kësaj të shtune ka mbledhur qytetarë nga qytete të ndryshme të vendit, si edhe pjesëtarë të diasporës, ndërsa organizatorët kanë përsëritur kërkesat e tyre për ndryshime politike dhe institucionale.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related