Shpëtoi nga plumbat falë jelekut antiplumb – del nga spitali agjenti i Shërbimi Sekret i SHBA i plagosur në sulmin ndaj Donald Trump

Data

Agjenti i Shërbimi Sekret i SHBA, i cili mbeti i plagosur gjatë sulmit me armë në eventin ku ndodhej presidenti amerikan Donald Trump, është liruar nga spitali.

Lajmi u konfirmua nga shefi i komunikimit i institucionit, Anthony Guglielmi, i cili bëri me dije se gjendja e oficerit është e mirë dhe jashtë rrezikut.

Megjithëse nuk u publikuan detaje mbi identitetin e agjentit apo spitalin ku ai u trajtua, autoritetet theksuan se jeleku antiplumb që mbante veshur luajti një rol vendimtar në shpëtimin e jetës së tij.

“Pajisjet mbrojtëse ndihmuan për të shmangur një tragjedi të mundshme,” u shpreh Guglielmi.

Më herët, presidenti Donald Trump deklaroi se kishte komunikuar personalisht me agjentin, duke e përshkruar atë si në gjendje të mirë shpirtërore.

“Ai ka humor shumë të mirë. I thamë që e duam dhe e respektojmë. Është shumë krenar për atë që bën,” u shpreh Trump.

Sipas raportimeve, plumbi kishte goditur drejtpërdrejt veshjen mbrojtëse të oficerit gjatë përplasjes me agresorin, duke shmangur pasoja fatale.

Ngjarja ndodhi gjatë një eventi të madh në Washington DC dhe vuri në provë masat e sigurisë, të cilat sipas autoriteteve funksionuan me efikasitet për të neutralizuar rrezikun.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related