Nis protesta e 28-të kundër qeverisë, qytetarët mblidhen në Sheshin “Skënderbej”

Data

Ka nisur këtë të shtunë në Tiranë protesta e 28-të radhazi e organizuar kundër qeverisë, me qytetarë që kanë filluar të grumbullohen në Sheshin “Skënderbej”, pikënisja e tubimit të paralajmëruar nga organizatorët.

Sipas skenarit të bërë publik, pas grumbullimit në qendër të kryeqytetit, protestuesit do të marshojnë drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, ku pritet të ndalen përpara godinës së Kryeministrisë.

Organizatorët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje nga qytetarë të ardhur nga qytete të ndryshme të vendit, si edhe nga diaspora.

Sipas deklarimeve të organizatorëve, në protestë pritet të marrin pjesë edhe disa eurodeputetë, të cilët kanë mbërritur në Tiranë për të ndjekur nga afër zhvillimet.

Kërkesat e paraqitura nga organizatorët mbeten dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, krijimi i një qeverie teknike tranzitore dhe garantimi i barazisë përpara ligjit.

Policia e Shtetit ka marrë masa për mbarëvajtjen e tubimit dhe menaxhimin e qarkullimit në akset ku do të zhvillohet marshimi.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related