Protesta e 27-të, qytetari nga Mamurrasi: “Kam punuar që 7 vjeç, nuk ta bëj hallall”

Data

Protesta e 27-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë u shoqërua edhe këtë mbrëmje me dëshmi personale dhe kritika nga qytetarët që morën fjalën para protestuesve.

Një qytetar nga Mamurrasi rrëfeu vështirësitë ekonomike që, sipas tij, ka përjetuar që në fëmijëri, duke treguar se kishte nisur të punonte në moshën 7-vjeçare për të ndihmuar familjen.

“Në moshën 7-vjeçare më bëheshin duart gjak duke punuar për të ndihmuar familjen. Në shkollë haja dajak sepse shkoja pa bërë detyrat. Kam shkuar student me këpucë të grisura dhe kam dhënë 44 provime shtetërore me forcat e mia,” u shpreh ai.

Gjatë fjalës së tij, protestuesi ngriti akuza politike ndaj kryeministrit Edi Rama, duke pretenduar se Partia Socialiste është kriminalizuar dhe duke shprehur pakënaqësi për nivelin e pensioneve.

Ai tha se një i afërm i tij, të cilin e përshkroi si ndër themeluesit e Partisë Socialiste, sot përfiton një pension të ulët, gjë që, sipas tij, simbolizon zhgënjimin e shumë mbështetësve të hershëm të kësaj force politike.

Protesta vijoi me thirrje për dorëheqjen e kryeministrit, ndërsa organizatorët kanë deklaruar se tubimet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related