Protesta kundër kryeministrit Edi Rama vijoi për të 27-ën ditë radhazi në Tiranë, ku qytetarë të mbledhur në qendër të kryeqytetit përsëritën kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit dhe largimin e qeverisë.
Gjatë tubimit, një protestuese mbajti një fjalim ku shprehu kritika të ashpra ndaj qeverisë, duke e akuzuar për korrupsion dhe duke u bërë thirrje qytetarëve të bashkohen në protestë.
“Kemi një qeveri kriminale, një qeveri që askush nuk e do. Të bashkohemi për ta rrëzuar këtë qeveri kriminale”, u shpreh ajo.
Protestuesit vijuan tubimin me pankarta, flamuj dhe thirrje, duke theksuar se protestat e tyre janë paqësore dhe se synojnë, sipas tyre, ndryshimin politik dhe rritjen e llogaridhënies së institucioneve.
Organizatorët kanë bërë të ditur se mobilizimi do të vazhdojë edhe në ditët në vijim.
