Shpërthim i fortë në vilën e deputetit të PD-s në Kamëz — dyshohet tritol në murin rrethues

Data

Në orët e para të mëngjesit, Kamëzi u trondit nga një shpërthim i fortë me lëndë plasëse që është vendosur në murin rrethues të banesës së deputetit të Partisë Demokratike, Xhelal Mziu, në rrugën “Arjan Sala”. Rreth orës 00:55, autorët kanë marrë masat për vendosjen e një sasie të dyshuar tritoli, duke shkaktuar dëme materiale në mur dhe në një automjet të parkuar pranë banesës. 

Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar. Grupi hetimor ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, ku po punon për evidentimin dhe kapjen e autorëve, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave — përfshirë motivin dhe mënyrën se si është kryer shpërthimi. 

Detaje të tjera zbulojnë se kamera sigurie pranë banesës nuk ka pasur regjistrim për shkak të një defekti, gjë që mund të vështirësojë identifikimin e autorëve. Ekspertët do të përcaktojnë sasinë e lëndës plasëse dhe forcën e shpërthimit përmes hetimeve teknike dhe ekspertizave. 

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related