Kritikat për listat e kandidatëve të PD, Berisha: Mbrojtëm fibrën politike të partisë

Data

Kreu i PD-së Sali Berisha ka komentuar listat e kandidatëve të Partisë Demokratike për deputetë në zgjedhjet e 11 Majit.

Berisha tha se me listën ka mbrojtur plotësisht bashkimin e PD-së dhe se mbrojtën fibrën politike të partisë.

Është e vërtetë që mbrojtje i është dhënë fibrës politike të partisë, fibrës politike, duke ruajtur plotësisht bashkimin në diversitet siç e shpallëm, lista e hapur e kryetarëve të qarqeve është 100% e ekuilibruar, por këta nuk janë aty pse erdhën dhe u bashkuan, por se janë me eksperiencë të çmuar elektorale, fushata do organizatorë sidomos ky sistem bizar, u zgjodhën si fibër politike, ka qenë e qëllimshme, nëse i krahason  këta nuk gjen në listë Lubi Ballukun. Krahaso Spiropalin 5 milionëshe, apo Spirogjokën me Jozefina Topallin, nuk gjen Taulant Ballë. S’kam mundur me gjet asgjë nga ata, po të kalojmë tek lista e hapur ka të rinj, eksponentë, politikanë dhe besoj se është dinjitoze, janë emra personalitetesh të shquar, emra të rinjsh brilante”, tha Berisha në Top Story.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related