Protesta e 27-të në Tiranë, protestuesit: “Drejtësia do të vendosë”, thirrje për dorëheqjen e Ramës

Data

Vijon për të 27-ën ditë radhazi protesta qytetare në Tiranë kundër kryeministrit Edi Rama. Qytetarët janë mbledhur në qendër të kryeqytetit, duke përsëritur kërkesën e tyre për dorëheqjen e kryeministrit dhe ndryshim politik.

Gjatë tubimit, aktivisti Arben Kola deklaroi se përgjegjësitë për çështjet e ngritura nga protestuesit duhet të trajtohen nga organet e drejtësisë.

“Do të jetë SPAK ai që do e arrestojë. Do të jetë drejtësia ajo që do të vendosë”, u shpreh ai gjatë fjalës së mbajtur në protestë.

Në shesh u dëgjuan thirrje dhe u shfaqën pankarta me mesazhe të ndryshme, mes tyre:

  • “Atdheu nuk është në shitje”
  • “Edi Rama jep dorëheqjen”
  • “Rama në burg, Berisha në burg”

Një pjesë e protestuesve deklaruan gjithashtu se lëvizja e tyre nuk është kundër Shteteve të Bashkuara, duke theksuar se shqiptarët mbeten një popull me orientim pro-amerikan.

Protesta vijoi me marshim drejt godinës së Kryeministrisë, ndërsa organizatorët kanë bërë të ditur se tubimet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related