Pensionisti në protestë: Kjo qeveri duhet të largohet, rinia duhet ta çojë betejën deri në fund

Data

Protesta qytetare që po zhvillohet prej 12 ditësh radhazi në Tiranë ka mbledhur qytetarë të moshave dhe bindjeve të ndryshme politike, të cilët shprehin pakënaqësinë e tyre ndaj qeverisë dhe kërkojnë ndryshim politik.

Mes protestuesve ishte edhe një pensionist, i cili në një prononcim të shkurtër për mediat tha se ka zgjedhur të marrë pjesë në tubim për të kërkuar largimin e qeverisë aktuale.

Sipas tij, drejtuesit e vendit janë shkëputur nga problemet e qytetarëve dhe nuk po ushtrojnë rolin e tyre si shërbyes të publikut.

“Jam në protestë dhe do të vazhdoj. Kam dalë që të largohet kjo qeveri. U bënë mbretër. Në vend që të jenë shërbëtorë të popullit, tallen me popullin”, u shpreh ai.

Protestuesi theksoi se mbështetja ndaj protestës vjen pavarësisht bindjeve të tij politike, duke deklaruar se shqetësimet e qytetarëve shkojnë përtej ndarjeve tradicionale mes të majtës dhe të djathtës.

“Unë jam i majtë, por ai tallet me popullin”, tha pensionisti.

Ai vlerësoi gjithashtu rolin e të rinjve në organizimin dhe vazhdimin e protestave, duke shprehur bindjen se ndryshimi mund të vijë vetëm përmes angazhimit të tyre.

“Po nuk pati kjo protestë një produkt, Shqipëria është në skëterrë. Dhe këtë do ta bëjë rinia dhe vetëm rinia. Siç e ka nisur, duhet të mos e lërë deri në fund”, deklaroi ai.

Protesta e sotme është pjesë e një serie tubimesh që po zhvillohen në kryeqytet, ku qytetarët kërkojnë ndryshime politike, llogaridhënie dhe përgjigje ndaj shqetësimeve të tyre sociale dhe ekonomike.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related