Inteligjenca çeke paralajmëron NATO-n: Rusia mund të godasë një shtet anëtar për të testuar unitetin e aleancës

Data

Shefi i inteligjencës çeke ka paralajmëruar për një rrezik të mundshëm ndaj vendeve të NATO-s, duke deklaruar se skenari më i besueshëm nuk është një pushtim i gjerë rus në Europë, por një sulm i kufizuar ndaj një shteti anëtar të aleancës.

Kreu i Shërbimit Çek të Informacionit të Sigurisë (BIS), Michal Koudelka, tha para Dhomës së Deputetëve në Çeki se një veprim i tillë nga Moska do të kishte si qëllim testimin e reagimit dhe unitetit të NATO-s.

Sipas tij, vendet baltike konsiderohen ndër më të rrezikuarat përballë një provokimi të mundshëm ushtarak apo hibrid nga Rusia.

Koudelka theksoi se aktualisht Europa nuk përballet me rrezikun e një lufte të gjerë si ajo në Ukrainë, por paralajmëroi se Kremlini mund të ndërmarrë operacione të kufizuara për të vënë në provë gatishmërinë e aleancës perëndimore.

Ai shtoi se vetëm një qëndrim i qartë dhe i bashkuar i vendeve të NATO-s mund të shërbejë si pengesë ndaj ambicieve të Moskës.

Në deklaratën e tij, kreu i inteligjencës çeke bëri thirrje që Perëndimi të tregojë vendosmëri për mbrojtjen e aleatëve dhe territorit të NATO-s, duke argumentuar se kjo është mënyra më efektive për të shmangur çdo aventurë të rrezikshme nga Rusia.

Megjithatë, ai paralajmëroi edhe kundër reagimeve të ekzagjeruara apo panikut, duke kërkuar që situata të analizohet me qetësi, realizëm dhe gjakftohtësi.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related