Operacion në Torovicë për shpërthimin e shkëmbinjve të rrezikshëm, evakuohen banorët dhe bllokohet aksi Balldren–Torovicë–Bent

Data

Ka nisur këtë të hënë një operacion i rëndësishëm në zonën e Torovicë, ku po kryhen shpërthime të kontrolluara për eliminimin e shkëmbinjve të rrezikshëm që prej vitesh kërcënonin sigurinë e banorëve dhe të drejtuesve të mjeteve.

Operacioni po realizohet nga forcat xheniere në bashkëpunim me strukturat e emergjencave civile, Policia e Shtetit dhe Bashkinë Lezhë.

Për të garantuar sigurinë maksimale gjatë ndërhyrjes, autoritetet kanë ndërmarrë masa të menjëhershme, duke evakuuar banorët e zonës dhe duke bllokuar përkohësisht aksin nacional Balldren–Torovicë–Bent.

Ndërhyrja vjen pas vendosjes së rrjetave mbrojtëse dhe synon të eliminojë një rrezik të vazhdueshëm që prej kohësh kishte shqetësuar komunitetin dhe përdoruesit e këtij segmenti rrugor.

Autoritetet bëjnë thirrje për mirëkuptim nga qytetarët dhe drejtuesit e mjeteve, ndërsa operacioni pritet të përfundojë pas neutralizimit të plotë të shkëmbinjve problematikë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related