Shehbaz Sharif mbështet përpjekjet e Donald Trump për marrëveshje paqeje me Iran: “Shpresojmë në raundin e ardhshëm të bisedimeve”

Data

Kryeministri i Pakistan, Shehbaz Sharif, ka vlerësuar publikisht përpjekjet diplomatike të Donald Trump për arritjen e një marrëveshjeje paqeje mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Izraelit dhe Iranit.

Në një reagim të publikuar në platformën X, Sharif i cilësoi përpjekjet e presidentit amerikan si “të jashtëzakonshme në ndjekjen e paqes”, ndërsa theksoi se Islamabadi do të vijojë të mbështesë zgjidhjet diplomatike.

“Pakistani do të vazhdojë përpjekjet e tij paqësore me sinqeritet maksimal dhe shpresojmë të presim shumë shpejt raundin e ardhshëm të bisedimeve”, deklaroi kryeministri pakistanez.

Deklarata vjen në një moment kur kontaktet diplomatike ndërkombëtare janë intensifikuar për të shmangur përshkallëzimin e konfliktit në Lindjen e Mesme dhe për të arritur një marrëveshje të re mbi programin bërthamor iranian dhe sigurinë rajonale.

Pakistani është përpjekur të mbajë një rol balancues në rajon, duke mbështetur uljen e tensioneve mes fuqive kryesore dhe duke nxitur rikthimin e negociatave diplomatike.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related