“Territor i pastër” në Shkodër/ Helikopteri ‘zbulon’ parcelat me kanabis, asgjësohen mbi 29 mijë bimë narkotike

Data

Asgjesohen 29 825 bimë kanabisi në qarkun e Shkodrës në kuadër të operacionit “Territori i pastër”. Bimët narkotike u zbuluan në territoret e njësive administrative Shosh ,Guri i Zi, Ana e Malit dhe Postribë. Në pranga është vënë një 56 vjeçar si autor i kultivimit të disa bimëve narkotike banues në fshatin Kokëdodë, Fushë Arrëz.

Njoftimi i policisë:

Në bazë të koordinatave të siguruara paraprakisht, nga monitorimet me dron, të kryera nga shërbimet e DVP Shkodër dhe komisariateve në varësi të saj, në kuadër të megaoperacionit “Territor i pastër”, u kryen një sërë kontrollesh nga ajri, me mbështetjen e helikopterit të Forcave Ajrore të Ministrisë së Mbrojtjes, me objektiv goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike. Gjatë kontrolleve:

-shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër gjetën në territoret e njësive administrative Shosh ,Guri i Zi, Ana e Malit dhe Postribë, dhe asgjësuan 29 825 bimë kanabisi;

-shërbimet e Stacionit të Policisë Fushë Arrëz gjetën në territorin e njësisë administrative Fierzë dhe asgjësuan 70 bimë kanabisi. Si rezultat i hetimeve dhe i veprimeve profesionale policore, u identifikua, u kap dhe u arrestua autori i dyshuar i kultivimit të këtyre bimëve, shtetasi P. A., 56 vjeç, banues në fshatin Kokëdodë, Fushë Arrëz.

Megaaoperacioni do të vijojë nga ajri dhe nga toka. Ndërkaq, në drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës po kryhen hetime për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, autorët e kultivimit të bimëve narkotike. Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër Shkodër mbetet e përkushtuar në luftën kundër kultivimit të cannabisit dhe veprimtarive të tjera kriminale që cenojnë sigurinë e qytetarëve.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related